Albëria bëhet UFO
Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 11:21
Harrojeni Albërien romantike e melankolike në baladat e saj të fundit. Në klipin e saj të ri, që sapo ka përfunduar xhirimet, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj do të shfaqet në stilin hi tech, që as keni për ta njohur.
Kënga titullohet “Stil elektronik” dhe, si për t’iu përshtatur fabulës dhe ritmit të këngës, ajo do të shfaqet si një jashtëtokësore që zbret nga hapësira me anije kozmike.
Stilisti Joni Peçi ka ideuar look-un dhe veshjen e saj, ndërsa ajo shfaqet si një UFO, me veshje agresive dhe ekzaktësisht të stiluara pas trupit, ku portretin e fytyrës ia mbulojnë një palë syze shumë të mëdha.