Medalje ari nga Akademia Nderkombetare e Shkences

Arkeologu Sami Starova dhe i biri Mireli vazhdojne qe te mbahen te izoluar nga njerezit dhe te akuzuar per nje krim qe nuk e kane kryer.
Edhe pse behet fjale per nje arkeolog te njohur me vlera te medha Sami Starova po trajtohet si nje hajdut veprash arti kur vete gjykata ka pohuar se nuk eshte e vertete. Arkeologu me nje karriere te pasur dhe qindra shkrime e studime te botuara nuk eshte i njohur vetem ne Shqiperi por edhe ne boten akademike jashte vendit.
Per vite me radhe ai ka perfaqesuar Shqiperine ne shume aktivitete nderkombetare ku eshte nderuar me cmime te ndryshme. Nga ana tjeter Sami Starova eshte njeriu qe i ka falur muzeve shqiptare me shume se 100 vepra te ndryshme arti por keto referenca per prokurorine duket se nuk kane asnje vlere.
Ai dhe i biri mbahen te mbyllur per nje statuje 15 centimetra te larte e cila eshte vleresuar maksimalisht 30 euro ndersa ata e kane shitur per 100 euro.
Pothuajse cdo minister i Kultures dhe cdo drejtor i Institutit te Arkeologjise qe ka dashur qe Shqiperia te kete nje perfaqesim sa me te mire ne evenimentet nderkombetare i eshte drejtuar Sami Staroves. Sot do te botojme disa nga vleresimet dhe evenimentet e botes arkeologjike boterore ku Shqiperia eshte perfaqesuar nga Sami Starova.
Ne vitin 1989 kultura shqiptare duhet te perfaqesohej me arkeologjine dhe per kete arsye iu kerkua Sami Staroves qe te pergatiste nje material nje deri ne tre faqe i cili do te botohej ne revisten Iliria.
Materiali eshte derguar me 25 shtator 1989. Ne numrin e ardhshem te kesaj reviste Sami Starova ka publikuar shkrimin Kalaja e Mbolanit. Kjo reviste eshte ne shqip dhe frengjisht dhe eshte shperndare edhe jashte vendit. Ne kete reviste arkeologjike Sami Starova kishte botuar edhe artikuj e materiale te tjere shkencore.
Per kete gje edhe Instituti i Arkeologjise se Akademise se Shkencave ka leshuar nje vleresim per Sami Staroven ku mes te tjerash thuhet Veprimtaria e zotit Sami eshte konkretizuar ne publikimin e rezultateve arkeologjike ne artikuj ne shtypin e perditshem me mbajtje kumtesash ne sesione shkencore dhe me informacione te botuara ne revisten Iliria.
Ne vitin 1995 ne France zhvillohej java e kultures shqiptare dhe Ministria e Kultures ishte ngarkuar per te perzgjedhur objektet. Per kete arsye me urdher te zv.ministrit Vesel Rizvanolli u zgjodh eksperti me i mire i etnografise qe gjendej ne vend Sami Starova.
Ne kuader te javes se Kultures Shqiptare qe zhvillohet ne Die te Frances ne nga data 14-25 shtator 1995 Z. Sami Starova caktohet ne grupin shoqerues per ekspoziten etnografike. Z. Sami Starova ngarkohet me perzgjedhjen e objekteve muzeore etnografike qe do te ekspozohen ne kete aktivitet pergatitjen e dokumentacionit perkates.
Materialet e perzgjedhura brenda dates 20.08.1995 duhet te jene ne Galerine Kombetare te Arteve Figurative ne Tirane- thuhet ne urdhrin e Ministrise se Kultures. Ne kete eveniment moren pjese perfaqesuesit me te mire te botes se artit shqiptar mes tyre edhe Sami Starova i cili mbajtur edhe nje konference.
Ne kete veprimtari kane marre pjese shume artise shqiptare dhe detyra e Sami Staroves ishte te paraqiste etnografine shqiptare. Ai e ka realizuar kete permes ndertimit te nje pavijoni te vecante ku jane ekspozuar kostume vegla muzikore dhe orendi shtepiake tipike shqiptare.
Ne aktivitetin nderkombetar Shqiperia u perfaqesua nga shume emra te botes se artit si Ismail Kadare Besnik Mustafaj Prec Zogaj Fatos Lubonja Edi Rama Kozeta Bakiu dhe mes tyre eshte edhe Sami Starova.
Madje per punen e tij kerkimore zbulimet artikujt e botuara etj Sami Starova eshte vleresuar edhe me medalje ari nga Akademia Nderkombetare e Shkences. Ky cmim eshte publikuar edhe ne revisten shkencore Iliria ne 1983. Vleresimet per Sami Staroven kane ardhur edhe nga ish-ambasadorja e SHBA-se Mariza Lino dhe ish-drejtori i UNESCO-s Frederiko Major.
Prokuroria harron vleresimet e Staroves
Gjate dy diteve Shekulli ka paraqitur materiale per jeten e zotit Sami Starova. Nuk behet fjale per jeten e tij personale por nje jete te tere te kaluar ne mbrojtje te kultures dhe trashegimise kulturore shqiptare.
Ky njeri ka zbuluar qindra vepra arti ka dorezuar ne muze qindra vepra te tjera ka ruajtur duke vene ne rrezik jeten e tij te gjitha veprat e muzeut te Beratit ne vitin 1997.
Nese ai do te ishte njeriu qe thone prokuroret do te kishte vjedhur te gjitha veprat dhe do ti kishte shitur ne vitin 1997 duke u justifikuar si shume zyrtare te tjere shteterore I vodhen bandat. Por jo Sami Starova nuk e beri kete gje.
Ai i dergonte letra ministrit te Brendshem te asaj kohe Neritan Ceka dhe i kerkonte policise qe ta ndihmonte per te ruajtur nje pasuri te pacmueshme shqiptare. Vleresimet e marra ne nivel kombetar dhe nderkombetar flasin shume qarte per punen e ketij njeriu ne fushen e arkeologjise dhe etnografise por keto nuk jane marre parasysh nga prokuroria e Beratit.
Sami Starova mbahet i izoluar dhe akuzohet padrejtesisht per nje skulpture 15 centimetra te larte. Kjo skulpture prej porcelani eshte e derdhur pra jo nje veper origjinale por nje kopje.
Ekspertet e kane vleresuar 30 euro ndersa ai e ka shitur per 100 euro. Por keto fakte nuk jane marre parasysh nga ana e prokurorise e cila insiston me nje akuze qe vete Gjykata e Apelit e ka rrezuar.