Viktima fiton gjyqin ndaj tutorit demshperblehet me 40 mije euro

Gjykata e Apelit per Krime te Renda vendos demshperblimin e vajzes se trafikuar ne Itali nga i fejuari
TIRAN- E mashtruar e keqtrajtuar e trafikuar dhe e shfrytezuar per prostitucion per mbi gjashte vite ku dhe per pasoje eshte detyruar te abortoje nje femije shtetasja tashme 24- vjecare me inicialet D.S. me ne fund ka gjetur pak qetesi.
Qetesi kjo qe ka ardhur pas vendimit penal te Gjykates se Apelit per Krime te Renda e cila e ka denuar perfundimisht tutorin e saj Andrea Ajasllari me 8 vite heqje lirie e 3.4 milione leke gjobe.
Si dhe me vendimin civil te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ku i denuari Ajasllari eshte urdheruar te paguaje ne forme demshperblimi ndaj te demtuares D.S. shumen prej 40 mije euro.
Shume kjo e cila u caktua nga gjyqtarja Elona Stavri pas procesit civil te shqyrtuar ne 10 seanca gjyqesore ku e demtuara 24- vjecare ka bere padi civile me objekt shkaktim demi ndaj tutorit te saj tashme te denuar duke i kerkuar 45 mije euro demshperblim.
Sipas vendimit qe Shekulli ka siguruar nje kopje mesohet se shtetasja D.S. ka marre guximin pervec se ta denonconte tutorin e saj ne prokurori ti kerkoje atij edhe demshperblim per demin material e moral te shkaktuar si rezultat i trafikimit dhe shfrytezimit te saj seksual si viktime e trafikimit te qenieve njerezore. Sipas paditeses D.S. me te denuarin Ajasllari njiheshin prej kohesh per shkak se vinin nga i njejti qytet ai i Skraparit.
Ne dhjetor te 2001 kur vajza sapo kishte mbushur 17 vjece i denuari tashme 35- vjecar duke i njohur familjen vajzes kerkon doren e saj per fejese. Lidhje e cila pranohet nga dy familjet por pa bere ndonje ceremoni.
Qe me shpalljen e fejeses dy te dashuruarit vendosen ne nje banese me qira ne lagjen e Berrylit ne Tirane. Gjate kesaj kohe sipas paditeses ajo mbyllej me celes ne shtepi nga i fejuari dhe lejohej shume rralle te takonte prinderit e saj. Pas disa muajsh bashkejetese te dashuruarit vendosin te ikin ne Itali per nje jete me te mire.
Me te mberritur ne Itali ata ishin vendosur fillimisht ne qytetin e Bergamos dhe me pas ne Napoli. Akoma pa mbushur nje jave nga zbritja ne Itali vajza detyrohet me ane te dhunes fizike psikike dhe kercenimeve per jeten e prinderve te punoje si prostitute ku te ardhurat i merrte i denuari Ajasllari.
Kjo pune sipas paditeses ka vazhduar deri ne janar 2007 kur ka mundur te largohet nga kthetrat e tutorit dhe e ka kallezuar penalisht ne Policine e Rinasit ne Tirane.
Sipas vajzes ne kohen qe shfrytezohej ne Itali ishte detyruar te abortonte edhe nje femije te ngjizur nga marredheniet e ndryshme me kliente qe paguanin tek i denuari. 35- vjecari Ajasllari tashme eshte denuar dhe po vuan ditet e denimit por vajza nga Skrapari pas 10 seancave gjyqesore ka fituar gjyqin civil ndaj tij ku i denuari detyrohet te paguaje shumen prej 40 mije euro si demshperblim per trafikimin dhe shfrytezimin e saj.
Kjo shume parash sipas vendimit do te ekzekutohet nga Zyra e Permbarimit e cila do ti kaloje vajzes se demtuar shumen nga pasuria qe administrohet nga Zyra e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara prane Ministrise se Financave e cila ka marre ne administrim pasurine e konfiskuar te te denuarit sipas ligjit Antimafia.
Kjo shume parash mesohet se do te konvertohet ne pasuri te paluajtshme ku vajza e demtuar do te perfitoje njerin nga apartamentet qe te denuarit i jane konfiskuar ne Tirane.
Pjese nga vendimi
...Perfshirja e paditeses ne aktivitete seksuale ne kundershtim me deshiren e saj kufizim te lirise per me teper ne nje moshe te mitur e cila karakterizohet nga nje mungese ndergjegjesimi per veprimet dhe zgjedhjet e kryera me qellim realizimin e perfitimeve te padrejta dhe te kunderligjshme per te paditurin sjell si pasoje destabilizimin e personalitetit dhe zhvillimin e saj evolutiv per rrjedhoje cenimin e interesit te ligjshem jo pasuror te saj
Gjithashtu fakti i paligjshem ka cenuar edhe te drejta te tilla si dinjiteti nderi personaliteti te cilat konsiderohen jo vetem si thelbesore per zhvillimin e individit por perben edhe kriter te domosdoshem per zhvillimin e nje jete te qete dhe familjare.
E drejta e personalitetit ka per objekt menyren e jeteses fizike apo morale te individit.
Ne kete kuptim cenimi i personalitetit dhe dinjitetit duke shkaktuar dhimbje te brendshme e vuajtje shpirterore si individe dhe anetare e shoqerise te shkaktuar nga vepra e paligjshme e te paditurit perben cenim te te drejtave te personalitetit te mbrojtur nga nenet Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.
Ne kete kuader demi moral si pjese e demit shendetesore e cila perben shfaqjen e brendshme te perkohshme te turbullimit te padrejte te gjendjes shpirterore dhimbje e vuajtje shpirterore apo gjendje ankthi e mundimi shpirteror qe rrjedh si pasoje e faktit te paligjshem dhe te demtimit te lirive thelbesore te permendura me siper e legjitimon paditesen ne kerkimin per demshperblimin e demit moral dinjitetit etj.
Nepermjet demshperblimit realizohet kompensimi i plote i paditeses / te demtuar ne gjendjen e meparshme ne te cilen ajo do te gjendej nese nuk do te ndodhte fakti i paligjshem-thuhet ne vendim.
Per trafikimin dhe shfrytezimin e D.S. prokuroria gjate fazes se gjykimit pat kerkuar nga togat e zeza denimin e Andrea Ajasllarit me 20 vite burg dhe 7 milione leke gjobe.
Por Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda me vendimin nr. 27 te dates 6 maj 2008 pat vendosur perfundimisht ne aplikim te gjykimit te shkurtuar denimin e Ajasllari me 11 vjet e 4 muaj burg. Ky vendim u ankimua ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda ku me vendimin nr.40 te dates 4 korrik 2008 kjo gjykate pat vendosur prishjen e vendimit te Shkalles se Pare dhe perfundimisht ne aplikim te gjykimit te shkurtuar denimin e Ajasllarit me 8 vite burg dhe 3.4 milione leke gjobe.
PASURI T KONFISKUAR
Nje apartament me siperfaqe prej 65 m2 ndodhet ne Rr.Komuna e Parisit-Selite Tirane
Nje apartament me siperfaqe 105.5 m2 ndodhet ne Rr.Komuna e Parisit-Selite Tirane
Automjet tip Land Rover me ngjyre te bardhe pa dokumente te rregullta me targa SI HH 2118 A
Automjeti tip Land Cruiser me targa TR 2226 M
Automjet furgon me targa TR 5407 G me ngjyre te bardhe prodhim i vitit 1991
Automjet Mitsubishi-Pajero prodhim i vitit 1987 me ngjyre gri e zeze me targa BR 8261 A
Mjeti tip traktor me ngjyre te kuqe pa dokumenta
Llogari bankare me me vlere 37.000 leke dhe 4.345 USD
Aparati celular i sekuestruar te pandehurit Andrea Ajasllari