Medaljerët amerikanë në “luftë” me taksat
SHBA - Kur medaljerët olimpik të SHBA të kthehen në vendin e tyre, të gjithë nga Majkëll Felps e deri te fituesi i medaljes së bronztë do të zënë vend me radhë për intervista televizive, do të pushtojnë faqet e para të gazetave, do të festojnë me të afërm dhe miq por gjithashtu do të përballen dhe me agjentët e taksave.
Cdo ngjitje e tyre në podium në Londër për shtetin amerikan përkthehet më shumë para për të mbushur arkat. Komiteti olimpik amerikan e paguan çdo medalje ari 25 mijë dollarë, një argjendi 15 mijë dollarë dhe një bronzi 10 mijë dollarë, por taksa që duhet paguar për to është 8 mijë e 986 dollarë për një ari, 5 385 dollarë për një argjendi dhe 3500 për një bronzi. Notarja Missy Franklin, për një medalje ari dhe një argjendi, nëse do të paguante menjëherë taksat i detyrohet shtetit amerikan plot 14 mijë dollarë. Por duke qenë se ajo do të kthehet në shtëpi pas datës 12 gusht atëherë gjoba mbi taksën për vonesë e çon shumën e përgjithshme në 30 mijë dollarë, aq sa pyetja që ngrihet tani nga amerikanët është.
Këta sportistë që na bëjnë të ndihemi kaq krenar, nuk munden të paktën të përfitojnë reduktimin e gjobës për vonesë në pagimin e taksave, apo duhet të braktisin lojërat për të shlyer detyrimet e tyre financiare. Mesa duket në këtë rast është më mirë të thuash, Amerika ta jep dhe po në fund Amerika ta merr.
(er.nu/supersport/BalkanWeb)