Kinezja Ye: Amerikanët nuk do më trembin dot
LONDER-Kinezja Ye Shiuen ka reaguar sot pas akuzave të amerikanëve se ajo është e dopuar. Trajneri i SHBA, Xhon Leonard tha se pas garimit të saj më të shpejtë se Lohte e Felps në 100 metrat e fundit të garës 400 metra stil i përzier në not, se pas një rezultati të tillë ekziston dopingu. “Leonard nuk u tregua profesional. Ata nuk do arrijnë të më trembin me insinuatat e tyre. Si mund të më krahasojnë me Lohte, që pas 400 metrave dukej i relaksuar, kurse unë përpiqesha të jepja kohën time”, tha ajo.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)