E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket një coban 21-vjecar, familja: Kishte konflikt me punëdhënësin

LIBRAZHD-Një i ri 21 vjeçar në Librazhd rezulton i zhdukur që prej tre ditesh.

Rasti denoncohet nga familjaret e Dritan Mallutës nga fshati Fanjë i komunës Qukës, sipas të cilëve ai që prej pranverës punonte si çoban sezonal në fshatin Gorishtë të Vlorës, ndërsa nuk kanë mundur të komunikojne me të që tre ditë më parë.

Familja e 21-vjeçarit ka denoncuar rastin edhe në policinë e Elbasanit paraditen e sotme, pasi dyshojnë se zhdukja misterioze e të riut ka lidhje me konfliktet e ashpra që ai ka patur kohët e fundit me punëdhënësin e tij.

Sipas tyre 21 vjeçari kishte 6 muaj pa marrë rrogën. Babai dhe motra e të zhdukurit deklarojnë se kurrë më parë nuk kishin patur ndërprerje të komunikimit mes tyre.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›