E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Thjesht një kujtesë për Kaçin: Kjo nuk të bën njeri të madh!

Kastriot Islami me PauellPas publikimit në gazetën TemA të lajmit se Kastriot Islami ka deklaruar se është njeri i madh, pasi merret me idetë, kanë vërshuar dhjetëra komente online, që e kanë thumbuar socialistin e konvertuar në demokrat.

Vetë Kastriot Islami ka reaguar në FB, duke thënë se sulmet ndaj tij tek gazeta TemA tregojnë se ai është vërtet i madh.

Më pas ai ka postuar një seri fotosh me zyrtarë të lartë nëpër botë, të bëra kryesisht kur ka qenë Ministër i Jashtëm i PS-së (jo PD-së).

Duke shkruar mbi foto thjesht për kujtesë, ai ka sjellë foto të tij me Kolin Pauell, Kondoliza Rajs, Abdulla Gyl, Joshka Fisher, etj.

Dhe ne thjesht për kujtesë i themi se kjo nuk e bën njeri të madh. Jo për nga fiziku!/ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›