Media: Pacollitërhiqet ngarikandidimi
PRISHTINE- Behxhet Pacolli është tërhequr nga rikandidimi për president të Kosovës për të shmangur krizën, ndërsa konfirmoi mbetjen e AKR-së në koalicion qeveritar me PDK-në. Në një intervistë për RTK-në, Pacolli ka falënderuar faktorin ndërkombëtar për kontributin e dhënë në shmangien e krizës politike në vend. Sipas burimeve të KTV-së, marrëveshja parasheh ndryshimin e ligji për zgjedhje, Kushtetutën në pikën që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në vitin 2013. Sipas këtyre burimeve, kandidat konsensual për president të vendit do të jetë Ilaz Ramajli.
Mësohet se Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje, kurse rreth orës 21:00 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Thaçi, liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe Pacollit.
Më herët u raportua për arritjen e marrëveshja lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës. Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell, thuhet që Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behxhet Pacolli janë marrë vesh që ky i fundit të tërhiqet nga kandidimi për president.
Kandidati konsensual për president të vendit do të jetë Ilaz Ramajli, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili më 2 korrik të vitit 1990 shpalli Deklaratën kushtetuese dhe pastaj në shtator të po atij viti edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës (në Kaçanik), kurse ka qenë edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
(m.a/koha/BalkanWeb)