Nafta nuk lirohet
Nga Express më 06 prill 2011 në ora 19:49
Çmimet e naftës të mërkurën sillen mbi 108 dollarë për barel, pasoi që raportet për gjendjen e rezervave në rafineritë e naftës në SHBA dërgojnë sinjale të ndryshme lidhur me kërkesat.
Nafta e lehtë për dërgesat e majit është shtrenjtuar 20 centë dhe kushton 108,54 dollarë për barel. Në Londër, brendi i Detit Verior është shtrenjtuar 19 centë dhe shitet për 112,08 dollarë.
Instituti amerikan për naftë ka bërë të ditur se rezervat në SHBA kanë shënuar rënie 2,8 milionë barela gjatë javës së kaluar, gjë e cila tregon për ngritjen e kërkesave. Megjithatë, rezervat e benzinës papritmas kanë shënuar ngritje për gjysmë milion barela.