E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet kosovarethirrje për tejkalimine ngërçit politik

PRISHTINË- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës bën thirrje për tejkalimin e ngërçit politik në zhvillimet e fundit kur Kosova ka mbetur edhe pa president të zgjedhur.

Në ambientet e Kuvendit u mbajt sot një mbledhje e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Flora Brovina. Nga mbledhja u dha një deklaratë, në të cilën thuhet se deputetet e Kuvendit të Kosovës po ndjekin me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit të skenën politike të Kosovës.

"Konstatojmë se këto zhvillime, karakterizohen nga ngërçi politik dhe degradimi i parimeve themelore për të cilat kemi marrë votën e qytetarëve",- theksohet në deklaratë dhe shtohet se “këto probleme që janë krijuar së fundi kanë si shkak themelor vënien e interesave partiake, dhe për më keq, të atyre personale mbi interesat e vendit".

"Prandaj, ne si përfaqësuese të popullit i bëjmë thirrje krerëve të partive politike që të tejkalojnë dallimet partiake dhe të shprehin vetëdije më të lartë shtetformuese",- apelojnë deputetet kosovare.
Ato tërheqin vëmendjen se “krizat, të cilado natyre qofshin ato, nuk janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të këtij vendi".

"Është koha të dëshmohet pjekuri politike dhe mbi të gjitha të punohet për të përmbushur aspiratat demokratike, për të cilat kemi marrë besimin”, theksohet në deklaratën e mbledhjes së Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Deputetet e Kuvendit të Kosovës reagojnë gjithashtu në lidhje me arrestimet dhe përndjekjet e ish-ushtarëve të UÇK-së, duke i cilësuar si “përndjekje të cilat kanë prapavijë politike me qëllim të diskreditimit të vlerave të Luftës Çlirimtare”

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›