Media britanike jehonë fitores me Shqipërinë

Mediumet britanike të shtypit dhe faqet me të mëdha në internet bbc.co.uk, sportinglife.com, guardian.co.uk i kanë bërë një jehonë të jashtëzakonshme fitores së veshtire te Britanisë së Madhe me Shqipërinë (72-69) në ndeshjen e basketbollit të vlefshme për kualifikikueset e Grupit B të Divizionit të eliminatoreve të Kampionatit Europian në basketboll për meshkuj, takim qe u luajt dje ne Durres.
BBC, që kishte edhe të dërguarin e saj të posacëm në Durrës, Rob Dugdale, shkruan se Britania e Madhe dominoi pjesën e parë të takimit falë sulmuesit veteran Roger Huggins, përpara se formacioni vendas rë merrte situatën në kontroll. Media britanike vlerëson kontributin e basketbollistëve shqiptarë Sokol Kasmi dhe Florian Miftari, ndërsa nga radhët e formacionit të trajnerit Finch, vlerëson 28-vjecarin Huggins që shënoi 20 pikë dhe fitoi 11 ribaunde, ndërkoë që të dytët më të mirë ishin Reinking dh Sullivan me nga 13 pikë secili.
Emiljano Kociu