Reno i mbyll gojen Alonsos

Flavio Briatrore dhe Fernando Alonso duket se i kane lene menjane kritikat mbi Formula 1, qendrimin e saj te njeaneshem pro Mikael Shumakerit dhe Ferrari. Kjo u be e ditur ne nje konference per shtyp te francezeve, ku nder te tjera, deklaratat e Briatores u cilesuan te keqkuptuara nga mediat. Vec kesaj, vete italiani ne nje interviste te tijen per "Reuters", e cilesoi FIA n si nje aleate pozitive dhe te ndershme te kampionatit. Vetem Fernando Alonso nuk u lekund nga kritkat e tij. Ne fillim te kesaj jave ai e ka kritikuar perseri Shumakerin dhe Federaten nderkombetare te automobilizmit. Por, pas lajmit te publikuar ne gazeten spanjolle "AS", skuadra e Renose e ka paralajmeruar Alonson, sepse ne rastin me ekstrem FIA mund ta perjashtoje ate nga kampionati ose mund ta ndeshkoje ne nje forme tjeter ne rast se nuk i jep fund kritikave.
Konkretisht, Fernando Alonsos i eshte kerkuar te mos flase me per ngjarjen ne kualifikiesen e gares se Monzes. Renoja bashke me Mishelin i ka derguar FIA s nje njoftim, ku behet e ditur se eshte pare nje inxhinier i Brixhston, i veshur me doreza e me maske ne fytyre dhe eshte fotografuar duke lyer nje gome te Brixhston me nje lloj lengu te vecante. Ajo qe dyshojne drejtuesit e Renose ne kete rast, eshte se tek Brixshton, gomat mund te perpunohen ne menyre ilegale me kimikate te ndryshme te cilat ndikojne ne efikasitetin e gomave gjate xhirove. Sipas te dhenave, FIA do ta shohe kete rast dhe do te kontrolloje gomat e Brixhston. Renoja nga ana tjeter, nuk ka marre hak si duhet, sepse per fat te keq, pasi punen "ilegale" te Brixhston e pa vetem tek Ferrari dhe jo tek skuadrat e tjera qe bashkepunojne me kompanine japoneze. Po, keshtu ne media qarkullon lajmi se FIA e ka biseduar kete ceshtje me Brixhton dhe drejtueset e kesaj te fundit kane deklaruar se lengu qe eshte pare te perdorte inxhineri, sherben per te mbrojtur gomen, e cila mund te pesoje plasaritje, gje qe duhet parandaluar per te mos lejuar futjen e ajrit.