Federer “kercenon legjenden” e Samprasit

Numri nje ne boten tenisit te meshkujve, Roxher Federer, qe fitoi titullin e tij te nente Grand Slem diten e diele ne US Open, eshte vetem pese fitore larg rekordit historik te amerikanit Pit Sampras, fitues i 14 Grand Slemeve. Federer, qe ka fituar keto nente tituj ne vetem kater sezone eshte sot per sot ne rrugen e duhur per t'u shnderruar ne me te madhin e te gjitha koherave. Tenisti i pare i eres se Open qe ka zhvilluar gjashte finale radhazi ne Grand Slem, i pari qe ka luajtur ne te katerta finalet e Grand Slemeve brenda nje viti, qe prej Rod Laverit ne vitin 1969. I pari qe ka fituar dyshen Uimbelldon US Open tre vite radhazi. Rruga e zviceranit ehste qe tani e mbushur me rekorde. Ne moshen 25 vjecare, Federer nuk matet me me kunreshtaret e tij ne fushe, por me tenistet me te medhenj qe ka njohur ndonjehere historia. Andi Rodik, kundershtari i Roxherit ne finalen e US Open e di mire kete. Ai arriti te fitonte vetem nje set, te dytin, perpara se Federeri te zgjohej dhe te mbyllte ndeshjen me nje fitore te paster, 3 1. E vetmja gje qe Federer nuk ka mundur ende te fitoje eshte "Roland Garros" i, Grand Slemi i vetem qe zhvillohet ne fushe me dhe, nje "bastjon" i pathyeshem i spanjollit Nadal.
Tani, Federer mund te matet me Samprasin, qe i dha fund karrieres se tij ne vitin 2002. Ate vit, kaliforniani, ish numri nje ne bote mundi bashkekombasin e tij Andre Agasi ne finalen e US Open. Sampras nuk u rikthye kurre me ne nje fushe tenisi. E ndersa Sampras u largua pas asnje pishman, Federer ka ende dicka per te fituar. "Shenjterimi" i zviceranit ne Uimbelldon erdhi ne vitin 2003. Ne vitin pasardhes fitoi tre Grand Sleme, dy te tjere ne vitin 2005 dhe tre sivjet. Perpara se te mbushe 26 vjec, totali i Grand Slemeve te fituara nga Federeri eshte nente, e thene ndryshe vetem nje me pak se Samprasi ne te njejten moshe. Zot i Uimbelldonit, Federer ka fituar kater tituj ne token britanike, pikerisht aty ku Samprasi fitoi shtate prej 14 titujve te tij. Ne moshen 26 vjecare, amerikani "ngadalesoi" vrullin e tij ne Grand Sleme. Ne pese vitet e fundit te karrieres se tij, Sampras nuk fitoi me teper se nje Grand Slem ne vit (Uimbelldonin nga 1998 2000 dhe US Open ne 2002 shin). A mundet Federeri qe te vazhdoje marshimin e tij te mrekullueshem dhe te thyeje kete rekord? E vetmja gje e sigurt eshte qe zvicerani i zoteron mjetet e duhura per ta bere kete. Loja e tij eshte me e kompletuara, mendja e tij me e shendosha dhe rivalet duken ende te paafte per ta konkurruar ne menyre serioze. Imazhi i Rodikut, krejtesisht te pafuqishem ne finalen e US Open ishte shembulli me i mire per kete, ndersa Samprasit i mbetet vetem te shikoje se si ky zviceran cudiberes kercenon gjithmone e me shume rekordet e tij. "Po e dominon krejtesisht tenisin. Mendoj qe eshte nje hap perpara te gjithe tenisteve te tjere ne bote. Federer ka fituar ne total gjate karrieres se tij, 41 tituj deri tani.