SV Darmstadt 98 i Mërgim Mavraj humbet me Wehen

SV Darmstadt 98, ekipi i mbrojtësit Mërgim Mavraj, njërin nga kandidatët për të veshur fanelën kuqezi është mundur 2-1 në shtëpi nga SV Wehen nëe javën e 7-të të kampionatit të Ligës Rajonale të Jugut Golin e parë e ka shënuar Darmstadt me anë të Shtefan Leitl në minutën e 49. Sasha Amshteter barazoi 1-1 për Wehen në minutën e 60-të dhe Hajrudin Citic sigloi fitoren e Ëehen në minutën e 86.
Darmstadt ndodhet në vendin e 13-të nga 18-të ekipe që ka Regionaliga e Jugut.
Kjo ishte humbja e dytë për Darmstadt në 10 ndeshje të luajtura në shtëpi që nga sezoni 1994-1995, ku ekipi i Mërgim Mavrajt kishte fituar 5 ndeshje dhe 3 të tjera në barazim.