E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media e kercenuar nga politika

A është e lirë media shqiptare dhe cilët janë faktorët që sot po dëmtojnë rëndë cilësinë dhe profesionalizmin e saj? Përfaqësues të Qeverisë, ekspertë të Bashkimit Europian, deputetë dhe përfaqësues të mediave më të mëdha në vend janë mbledhur në një tryezë të përbashkët, ku kanë nxjerrë në pah të gjitha problemet që sot po brejnë median shqiptare.

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është ndalur tek lidhjet e politikes me median, ndërsa ministri i Inovacionit Genc Pollo është ndalur tek një ndër çështjet më të debatueshme, ajo e reklamës shtetërore duke shtuar se është i hapur edhe për kritika, në mënyrë që ky proces të përmirësohet.

"Lidhur me çështjen, nganjëherë të debatuar të reklamave shtetërore, mbetemi të parimit se porositë e agjencive shtetërore, për të përcjellë përmes mediave private njoftime me interes publik duhet të Liria e medias ka shumë rëndësi për integrimin e vendit, po ashtu siç ka rëndësi zhvillimi i zgjedhjeve të lira apo e drejta e pronësisë. Na duhen media të lira, jo vetëm liri në të shprehur

Ettore Sequi
jenë në bazë të neutralitetit dhe mospërdorimit të parave të taksave, për të influencuar linjën editoriale. Për këtë arsye, Qeveria në gusht të vitit 2008 ka miruar një vendim, një VKM, për të rregulluar këtë marrëdhënie. Në dhjetor të 2012, para tre javësh, Kuvendi amendoi sërish Ligjin për Prokurimin Publik duke direktivat europiane të fundit dhe ne do të mirëpresim çdo këshillë e asistencë që të përmirësojmë më tej legjislacionin tonë sekondar mbi këtë çështje. Qeveria është e prirur të mbështesë brenda rolit të saj ligjor çdo zgjidhje për të cilën biem bashkarisht dakord. Do të doja t'ju njoftoja edhe për dy nisma të Qeverisë që kanë të bëjnë me transparencën, kanë të bëjnë me përshirjen qeverisëse. Eshtë Projektligji për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, i cili do të vendosë rregulla, norma, procedura dhe afate, në mënyrë që çdo akt i nxjerrë nga Qeveria dhe agjencitë e saj t'i nënshtrohen paraprakisht një konsultimi të plotë me të gjitha grupet e interesit. Po hartohet Projektligji për të Drejtën e Informimit, i rëndësishëm ky për të gjithë, por edhe për mediat në veçanti", tha Pollo.

Ambasadori i Bashkimit Europian ne Shqipëri, Ettore Sequi tha se liria e medias është shumë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë, ashtu siç ka rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të lira apo edhe e drejta e pronës.

"Liria e medias ka shumë rëndësi për integrimin e vendit, po ashtu siç ka rëndësi zhvillimi i zgjedhjeve të lira apo e drejta e pronësisë. Na duhen media të lira, jo vetëm liri në të shprehur. Liria e medias është e rëndësishme për standardet e Shqipërisë dhe kjo thuhet në raport. Eshtë në dorën tuaj të veproni konkretisht me dekriminalizimin e shpifjes. Eshtë në duart tuaja testimi i angazhimit për financimin e reklamës shtetërore. Media duhet të jetë e lirë dhe ju duhet të jenë agjentët e saj", tha Sequi.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Medias, Valentina Leskaj ka renditur te gjitha problemet me te cilat perballet media ne Shqiperi, duke nisur nga njeanshmeria e KKRT-së, menyra klienteliste e shperndarjes se reklamave dhe vendosja e gjobave ne menyre selektive.

"Ligji ekzistues e përcakton qartë pavarësinë e autoritetit rregullator, në rastin e KKRT-së, por unë nuk mund të them që KKRT-ja ka plotësuar standardet, përkundrazi është një Ent që funksionon larg standardeve të një enti të pavarur; përcakton qartë mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve, të cilët duhet të vijnë nga shoqëria civile, por në fakt sot KKRT-ja është me militantë. Pluralizmi i medias garantohet kur ka konkurrencë të lirë, por raporti i KKRT-së në Parlament pranon dhe po citoj: '...se ashtu si dhe vitet e mëparshme, pjesa dërrmuese e vendimeve të KKRT-së nuk janë ekzekutuar nga Drejtoria e Tatimeve, duke sjellë efekte negative dhe mosrealizim të objektivave për konkurrencë të lirë në media...'Do të thoja që procesi klientelist i licensimit dhe gjobat selektive nuk kanë mundësuar konkurrencën e ndershme në tregun mediatik shqiptar. KKRT-ja ka pranuar gjithashtu në të njëjtin raport dështimin përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të autorit, që është një sensibilitet i lartë që vjen edhe nga raportet e Bashkimit Europian, ashtu si edhe për çështjen e reklamës, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i fundit, apo dhe deklarata e fundit e Komisioneres për Mediat Miatoviç në Shqipëri, shprehin shqetësime të mëdha përsa i përket cështjes së reklamave. Janë një sërë mekanizmash që përdoren nga politika për nevojat e ditës, që kërcënojnë lirinë e medias. Janë instrumenta ekonomikë, si goditje selektive ndaj mediave që nuk vihen në shërbim të pushtetit, apo favore që iu bëhen mediave të cilat janë miqësore me pushtetin", tha Leskaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›