E Shtunë, 31 Tetor 2026

John Mayer po kërkon unazë fejese për Katy Perry

Dy këngëtarët Katy Perry dhe John Mayer nisën lidhjen e tyre vitin e kaluar dhe shumica kanë menduar se kjo nuk do të zgjasë pasi që dihet reputacioni i tij si shumë ‘i dhënë pas femrave’ dhe divorcit të saj nga Russell Brand.

Ata tashmë kanë dalë publikisht në lidhje me romancën e tyre dhe kanë kaluar Krishtlindjes së bashkë derisa John u ka thënë miqëve të tij se më në fund ka gjetur të duhurë. 

“John është shumë serioz në lidhje me Katy-n, kjo është shumë e sigurt. Ai asnjëherë nuk ka menduar se mund të rehatohet me dikë, por ajo e ka ndryshuar shumë. Ata kanë të njejtin sens të humorit, e duan muzikën e njejtë dhe u pëlqen të udhëtojnë së bashkë. Dhe sigurisht, ajo është e bukur. Ai gjatë kohës së Krishtlindjeve ka kërkuar unazën e duhur dhe ka bërë disa porosi që ajo të jetë perfekte”, tha një burim i afërt me këngëtarin.

Problem për çiftin ka dalë edhe qështja e banimit, pasi që Katy jeton në Los Angeles e John në New York. Por thuhet se John ka vendosur të shpërngulet tek e dashura.

Ai më parë ka qenë i lidhur me aktoret seksi Jennifer Aniston dhe Jessica Simpson dhe këngëtaren Taylor Swift. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›