E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vesa sqaron ''emocionet e tepruara"

Këngëtarja nga Prishtina, Vesa Luma, ishte e ftuar në emisionin ''E diela shqiptare'', bashkë me të fejuarin e saj, reperin tiranas Big Basta.

Gjatë këtij emisioni, Vesa është përlotur, duke mos mundur t'i përmbajë emocionet, pas një momenti të veçantë familjar. Ishte e ëma e saj, që i kishte shkruar një letër personale, plot me dashuri prindërore.

Pas kësaj, këngëtarja ka shfrytëzuar rrjetet sociale, për të sqaruar gjendjen e saj emocionale, pas pranimit të mesazheve nga miqtë e fansat.
 "Ju falënderoj jashtë mase për mesazhet dhe telefonatat tuaja! Ishte një emocion i papërsëritshëm dhe një kujtim i veçantë... Më falni për emocionet e tepruara, por ishin të sinqerta! ", ka shkruar Vesa.

"Gjithmonë kam besuar se sinqeriteti triumfon, por nuk e kisha imagjinuar të ketë kaq ndikim të madh. Jam e befasuar nga numri i madh i mesazheve në FB, që nuk po ndalen.
Më lumturon shumë fakti që keni kuptuar që ne jemi të gjithë njësoj kur bëhet fjalë për ndjenjat!
E di që mbase keni gjetur veten në ato lotët e mi e të familjeve tona, që si çdo familje e shëndoshë "bën gjithçka për fëmiun "... 
Ishte hera e parë qe ndava ndjenjat më të çmuara dhe shumë personale në TV. Do jetë mbase edhe hera fundit në këtë trajtë", ka shkruar tutje këngëtarja, duke shtuar se ajo që e emocionon më shumë, është "ndikimi pozitiv e pa paragjykim, për të cilin ne shqiptarët kishim nevojë". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›