E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media e rajonit për zgjedhjet në Shqipëri

30/06/2009  Sipas të përditshmes DNEVNIK, Evropa i shikon zgjedhjet e shtata parlamentare në Shqipëri si një test të pjekurisë demokratike dhe përgatitjes së saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.Gazeta shkruan se për sigurimin e qytetarëve nëpër vendvotime u angazhuan gjithsej 5.500 pjesëtarë të policisë. Vetëm në Tiranë, ku ndodhet numri më i madh i vendvotimeve, u angazhuan mbi 1.200 policë, thotë gazeta.

Ndërkaq kanali televiziv A1, duke iu referuar deklaratave të vëzhguesve të huaj vlerëson se megjithëse janë detektuar parregullësi të caktuara, vlerësimi i parë është se zgjedhjet u zhvilluan sipas modelit evropian.

Agjencia e lajmeve INA njofton më në hollësi për rrjedhën e zgjedhjeve , sjellë deklaratat e para të kryetarëve të partive kryesore si dhe sondazhet e kryera me qytetarë, menjëherë pas votimit.

Media serbe dhe malazeze për zgjedhjet

Radiotelevizioni B92 citon kryetarin e PD-së, Sali Berisha, se në këto zgjedhje nuk ka të mundur, por vetëm fitimtarë. Nga prononcimi i kreut të socialistëve, vlerësimi i tij se në zgjehdjet e së dielës qytetarët e Shqipërisë vendosën për historinë e tyre.

B92 thotë se sipas anketave të pavarura rezulton se në këto zgjehdje parlamentare shumicën e votave e ka fituar partia e kryeministrit Berisha.

Edhe Televizioni Shtetëror i Malit të Zi ka mbuluar gjerësisht zgjedhjet shqiptare. Sipas njoftimeve të para jozyrtare, e para është PD-ja, e dyta PS-ja ndërsa në vendin e tretë renditet LSI,- njofton televizoni malazez.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›