Rama: PD skemë manipuluese si më 2005-n
30/06/2009 Procesi i numërimit të votave
Kreu socialist Edi Rama hodhi akuzën e parë publike për kundërshtarin e tij politik mbi procesin e numërimit të votave. Në daljen e parë publike për ditën e djeshme, që në fakt u përkiste orëve të vona të mbrëmjes, Rama ngriti pretendimin se në këtë proces PD-ja po përpiqej të aplikonte skena manipuluese të njohura në zgjedhjet e kaluara të vitit 2005. “Ne jemi të informuar për vënien në lëvizje të një plani për bllokime të qendrave të numërimit, për bllokime kutish, për nxjerrje fletësh të pavlefshme, sepse procesi i numërimit po hyn në fazën kur rezultatet do të fillojnë të kthjellohen pas një faze të parë, kur, ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2005, u orkestrua një proces numërimi duke kapur kutitë me rezultate më të favorshme për ata që e bënë këtë gjë”, - u shpreh Rama gjatë komunikimit të tij me mediet. Më poshtë kreu socialist vijoi: “I kam kërkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit impenjimin maksimal. Nuk kam asnjë vërejtje, as për drejtorin e përgjithshëm dhe as për forcat e Policisë së Shtetit në tërësi, por është për të ardhur keq që në episode të caktuara vihet re edhe një bashkëpunim i heshtur i policëve të rendit, të cilët gjenden nën presionin e njerëzve të veshur me pushtet, njerëz që nga Ministria e Brendshme derdhen nëpër qendrat e numërimit”. Madje, duke qenë dhe më i ashpër lidhur me këtë çështje, Rama shtoi se “njerëz që përdorin një pushtet politik, por ç’është më e keqja, abuzojnë me një detyrë shtetërore për të udhëhequr akte që bien ndesh në mënyrën më eksplicite me standardet e një procesi zgjedhor dhe mbi të gjitha përbëjnë, siç e thashë qysh në fillim, një agresion të patolerueshëm dhe tërësisht të dënueshëm mbi ata burra e gra të të gjitha partive, që janë ulur në qendrat e numërimit dhe që e vazhdojnë detyrën e tyre të sfilitur në kushtet e një procesi që në asnjë mënyrë nuk duhet të rrezikohet pas pjesës së tij të parë”. Nga ana tjetër, kryetari i PS-së la të nënkuptohet për besim në fitoren e partisë që drejtohet prej tij në zgjedhjet parlamentare të 2009. “Këtu do të flasim për fitoren shumë shpejt”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij lidhur me rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 qershorit, që sipas tij do të kenë fituese PS-në.