“Zgjedhje të lira, por nuk u arritën standardet”
30/06/2009 Ndërkombëtarët paraqesin raportin paraprak për zgjedhjet, zbehin shpresat e shqiptarëve
Votimi familjar dhe boja matrikuluese “dënojnë” Shqipërinë
Është bërë progres që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005, por shkeljet vazhdojnë ende - ky ka qenë përfundimi i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Në raportin e tyre paraprak të prezantuar dje në mesditë, përfaqësuesit e nismës së përbashkët të zyrës së OSBE–ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s, renditën aspektet pozitive dhe negative të procesit. Më i ashpër u deklarua kryetari i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s Bruce George. Me ton të prerë ai deklaroi se Shqipëria nuk i arriti standardet e kërkuara. Gjithsesi, pritet raporti përfundimtar për të parë shanset e Shqipërisë drejt realizimit të aspiratës së saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Raporti
Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Volfgang Grosruk dhe kryetari i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s Bruce George kanë zbehur shpresat e shqiptarëve lidhur me standardet e arritura në procesin zgjedhor të 28 qershorit. “Vendi ka fituar pjekuri, ka përparuar dhe shumë prej frikërave që kemi pasur vetëm disa muaj më parë nuk janë konkretizuar. Sigurisht që unë jam i gëzuar për progresin, por janë ende një numër i konsiderueshëm çështjesh që duhen trajtuar, veçanërisht klima e polarizuar politike”, - tha Grosruck. Ndërsa Goerge ishte më i ashpër në deklaratën e tij. “A i arritët standardet ditën e zgjedhjeve? Përgjigjja është ‘jo’. Shqipëria ka pasur arritje, por ka edhe të meta. Nuk dua që ta shihni raportin si një dënim, por si disa këshilla që po i merrni nga një mik juaji. Nuk mund të themi se kishte konsensus në KQZ, kur shumica e vendimeve ishin 4 me 3. Unë mendoj se komisionet zgjedhore duhet të jenë të depolitizuara”, - tha ai. Kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Corien Jonker, tha se aktorët politikë kanë një përgjegjësi të madhe për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor dhe demokratik. “Këto zgjedhje treguan se populli shqiptar ka gjithë potencialin për të ndërtuar një shoqëri demokratike si ato në vende të tjera evropiane”, - tha ajo. Ndërsa ambasadorja Audrey Glover vlerësoi përmirësimet ligjore që ndihmuan në përmirësimin e procesit të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve. “Është për të ardhur keq, pasi niveli i lartë i mosbesimit mes palëve, përdorimi i aktiviteteve zyrtare për qëllime fushate dhe akuzat për presion mbi zgjedhësit nuk e rritën besimin e publikut në procesin zgjedhor”, - theksoi Glover.
Konstatimet
Vëzhguesit vërejtën shkelje procedurale të lidhura veçanërisht me të shënjimit me bojë dhe votimin e përhapur familjar. Fushata zgjedhore u zhvillua në një klime politike tepër të politizuar, dhe si në zgjedhjet e mëparshme u karakterizua nga një numër i madh aludimesh kundër partive në pushtet për shkelje zgjedhore. Pati një sërë aludimesh presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe studentëve që të merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së, apo që të shmangnin aktivitetet e opozitës. Disa prej tyre ishin aludime me baza. Në mënyrë të përsëritshme qeveria përdori aktivitetet zyrtare për fushatë partiake, ashtu siç bëri edhe kryetari i PS-së, edhe pse në një masë më të vogël. Pati aludime keqpërdorimi të burimeve administrative nga PD-ja në pushtet, disa prej të cilave u vërtetuan.
Reagon SHBA dhe BE
Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Xhon Uidhers, menjëherë pas publikimit të raportit paraprak të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Zgjedhjeve në vendin tonë ka ndarë të njëjtin mendim me konkluzionet e këtij raporti. “Jam në një mendje me këto gjetje dhe nxis autoritetet shqiptare të ndërtojnë mbi suksesin e djeshëm për të përmbushur standarde më të larta dhe më kërkuese ndërkombëtare në votime të ardhshme”, - deklaroi ai gjatë një konference për shtyp. Uidhers gjithashtu përgëzoi popullin shqiptar për zgjedhjet e djeshme parlamentare. Për zgjedhjet në vendin tonë reagoi dje edhe Bashkimi Evropian përmes komisionarit për Zgjerimin Oli Rehn. “Zgjedhjet theksojnë qartë nevojën që liderët politikë shqiptarë të punojnë fort, në mënyrë që në të ardhmen të drejtojnë zgjedhje me standarde ndërkombëtare dhe të kenë një besim të madh të votuesve shqiptare”, - tha Rehn.
Aspektet pozitive të procesit zgjedhor
KQZ-ja administroi përgatitjet teknike të zgjedhjeve në mënyrë profesionale dhe përgjithësisht brenda afateve kohore ligjore.
Procesi i regjistrimit të listave të kandidatëve të partive politike si dhe regjistrimi i një kandidati të pavarur u bënë në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Kolegji Zgjedhor i shqyrtoi në mënyrë të paanshme ankimet gjatë periudhës parazgjedhore, duke u dhënë atyre zgjidhje efikase në kohë.
Në zgjedhje morën pjesë një numër partish që përfaqësonin pakicat kombëtare, të cilat u përfaqësuan në shumicën e koalicioneve zgjedhore.
Aspektet negative të procesit zgjedhor
Anëtarët e KQZ-së mbajtën qëndrime të ndryshme për shumicën e çështjeve të kontestueshme, në bazë të përkatësisë partiake. Ata bënë shpesh deklarata politike që e rritën tensionin.
Mosdorëzimi i informacionit të duhur për përgatitjen logjistike si dhe moscaktimi i anëtarëve të KQV-ve brenda afateve ligjore ndikuan në mënyrë negative në punën e KQZ-së.
Boshllëqe në dispozitat ligjore për të siguruar përfaqësimin e grave si kandidate krijuan mundësi për ta anashkaluar qëllimin, duke e ulur ndikimin e dispozitave.
Shqetësim serioz ishte mungesa e transparencës për financimin e fushatës zgjedhore.
Partia Demokratike
“Konfirmim i pritshëm i progresit të dukshëm”
Partia Demokratike vlerëson se raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE–ODIHR-it ka treguar progresin e zgjedhjeve në vendin tonë. Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu, duke ndalur te raporti i ndërkombëtarëve, tha se në të janë vlerësuar angazhimet dhe përpjekjet për një proces të drejtë, transparent dhe të ndershëm. “Ajo që të gjithë kemi dëgjuar në raportin paraprak të vëzhguesve është vetëm një konfirmim i pritshëm i realitetit të vlerësimit të procesit zgjedhor në Shqipëri, proces ky që është vlerësuar me progres të dukshëm”, - tha Bregu. Duke përcjellë mendimin e PD-së ndaj raportit paraprak të vëzhguesve, të bërë publik mesditën e djeshme, Bregu u shpreh se janë vlerësuar të gjitha përpjekjet për përmirësimin dhe ndryshimin e infrastrukturës zgjedhore në përgjithësi, që nga përgatitja e listave të zgjedhësve, regjistrit kombëtar të gjendjes civile, një regjistër tanimë modern, dhe përgatitja e kartave të identitetit. Bregu në deklaratën e saj u shpreh se të gjitha këto janë elementet e keqpërdorura apo që PS-ja tentoi t’i përdorë gjatë zgjedhjeve, si Gërdeci, kartat e identitetit apo dhe manipulime të tjera. “Këto nuk u kanë funksionuar, nuk do t’u funksionojnë. As gënjeshtra tjetër me të cilën po mundohen të mbajnë gjallë, më vjen keq, edhe numëruesit e tyre në këto momente, të cilët po kryejnë një mision brenda ligjit”, - deklaroi ajo. Përmes kësaj deklarate PD-ja fuqizoi më shumë qëndrimin e mbajtur në fund të procesit të votimit të ditës së diel, sipas të cilit zgjedhjet ishin tërësisht brenda standardeve.
PS mbi raportin e misionit vëzhgues
“Qeveria të asimilojë vërejtjet e OSBE–ODIHR-it”
“Fatkeqësisht, edhe një herë ndërkombëtarët na treguan se Shqipëria nuk ka përmbushur standardet e kërkuara”, - ky qe qëndrimi i ardhur nga selia rozë pas konferencës për shtyp të misionit vëzhgues të OSBE–ODIHR-it. Për këtë arsyeje, zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, i bëri thirrje kryeministrit Berisha që “të dëgjojë me vëmendje dhe të asimilojë vërejtjet e OSBE–ODIHR-it në raportin e dhënë pak minuta më parë, pasi ka akoma kohë për të treguar se qeveria e tij mund të sillet si qeveria e një shteti anëtar të NATO-s, që aspiron integrimin në BE”. Ndërkohë Imeraj u ndal dhe te deklarata e ardhur nga selia blu për largimin në disa qendra të numërimit të votave të anëtarëve socialistë. “E pakuptueshme dhe e paarsyeshme ishte edhe ndërhyrja e zëdhënëses së selisë blu, e cila është e njohur për aftësinë që të flasë për fitore kur është në humbje. Nuk ka asnjë rast që përfaqësuesit e Partisë Socialiste të jenë larguar nga komisionet e numërimit, përveçse kur të gjitha palët kanë rënë dakord të bëjnë pushim pas një nate shumë të gjatë”, - u shpreh ajo. Gjithashtu, PS-ja i bëri thirrje KQZ-së të garantojë procesin e numërimit të votave. “Ndërkohë i bëjmë thirrje kryeministrit të vazhdojë të ruajë qetësinë dhe të kërkojë të njëjtën gjë nga njerëzit e tij. Numërimi duhet të vazhdojë dhe askush nuk duhet ta çojë nëpër mend se ka qoftë edhe një shans të vetëm që verdikti i popullit sovran të cenohet duke penguar numërimin. Partia Socialiste u kërkon të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë e të brendshëm që të jenë sa më pranë popullit shqiptar në këto orë vendimtare, kur duhet të lexohet çdo votë”, - vlerësoi Imeraj.