Media më popullore në Izrael: Berisha foli si lider zionist, nuk vizitoi xhamitë

Berisha dhe Netanjahu
Një nga mediat më të mëdha në Izrael, YNet, i rikthehet sërish vizitës së Berishës në këtë vend, duke theksuar se gjuha që ai përdori të lë të mendosh se ai është një lider zionist.
Kur kryeministri Sali Berisha flet për Izraelin, dikush mund të kujtojë se ai është një lider zionist, që shumë mirë mund të jetë pjesë e partive Likud ose Yisrael Beiteinu. Por kur këto deklarata vijnë nga një mysliman, që drejton një vend të moderuar mysliman- sigurisht është një surprizë e madhe, shkruan YNet.
Berisha ka deklaruar se do përkrahë sulmet e NATO-s mbi Iran. YNet, faqja më popullore e lajmeve në Izrael, thotë se nuk është çudi që Berishën e pritën presidenti, kryeministri, kreu i parlamentit dhe ministri i Jashtëm. Ajo që të bie në sy është se kjo media shkruan se Berisha nuk kishte vendosur për këto takime dhe mbi të gjitha ai nuk ka vizituar xhamitë e shenjta. Takimet e ngrohta, shkruan YNet, erdhën pas deklaratave të tij kurajoze. Berisha nuk kishte vendosur për këto takime e madje ai vizitoi edhe Murin Perëndimor, ku mori një bekim nga rabini i vendit të shenjtë Shmuel Rabinoviç. Ai nuk vizitoi xhamitë e Malit të Tempujve, shkruan YNet.