E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Mirëpres nisjen e punës për reformën zgjedhore, vazhdoni në mënyrë konstruktive

Share

Zëdhënësja e Cathrine Ashton, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, lëshoi sot një deklaratë në lidhje me nisjen e punës së komisionit për reformën zgjedhore në Shqipëri.

“Përfaqësuesja e Lartë Cathrine Ashton mirëpret takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili u zhvillua sot në Tiranë. Përfaqësuesja e Lartë Ashton inkurajon të gjitha forcat politike të vazhdojnë punën e tyre në një mënyrë konstruktive në komision, për të gjetur konsensus mbi reformën zgjedhore në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme. Reformimi i kuadrit legjislativ për zgjedhjet në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, është një nga prioritet kyçe të cilat duhen plotësuar që Shqipëria të shkojë përpara drejt objektivit të saj kombëtar për integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›