Bruni: Betejë e hapur kundër AIDS
Në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, zonja e parë e Francës Carla Bruni, jep mesazhin e saj të radhës, duke na kujtuar të jemi të angazhuar në këtë betejë.
Në intervistën e parë publike pas shtatzanisë, Bruni për mikrofonin e “Europa 1″, tha se në Francë janë 50.000 persona, të cilët nuk janë në dijeni se janë të infektuar me HIV.
Ish-modelja dhe këngëtarja e lindur në Torino, i rikujton dhe njëherë të gjithë qytetarët , për të qënë të bashkuar e për të luftuar në këtë betejë, pasi atë e ka prekur personalisht.
Ishte mjaftë e vështirë teksa Bruni tregonte se dikush nga familja e saj ishte prekur nga kjo sëmundje, duke iu referuar vdekjes së vëllait të saj, Virginio, i cili ndërroi jetë në vitin 2006. Bruni, në këtë intervistë shton më tej se duhet shumë për të bërë, duke iu referuar dhe mjaftë vendeve të cilat duket sikur janë lënë në harresë. Për të, në Afrikë, në Indi, gratë kanë ende frikë për të superuar një test, kjo pas paragjykimit familjar.