Media në Prishtinë: Takim Sejdiu-Thaci për ndryshimet në qeveri
Në një takim të fshehtë të mbajtur ndërmjet presidentit të Kosovës,Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi,është krijuar një marrëveshje për ndryshimin e përbërjes së ekzekutivit kosovar.Kështu shkruan e përditshmja e Prishtinës “Expres”duke shtuar se emrat e lakuar për largim janë,Nekibe Kelmendi,ministre e Drejtësisë, Alush Gashi, ministër i Shëndetësisë, Idriz Vehapi, ministër i Bujqësisë dhe Nenead Rashiq,ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Por kreu i qeverisë megjithë interesimin e gazetarëve,nuk ka shprehur gatishmërinë për të konfirmuar një gjë të tillë. Sipas gazetës Expres ministri aktual i Punëve të Brendshme,Zenun Pajaziti do të emërohet si zëvendësministër i integrimeve,ministri që pritet të themelohet së shpejti,kurse postin e tij aktual mund ta marrë Hajredin Kuçi, i cili njëkohësisht do të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit. Ndryshimet në Qeverinë e Kosovës, janë paralajmëruar që nga nëntori i vitit të kaluar,në kohën kur partnerët e koalicionit qeverisës PDK dhe LDK, ishin pranë prishjes së marrëveshjes për bashkëqeverisjen.
Shkëlzen Osmani