E Diel, 1 Nëntor 2026

Media norvegjeze: Tifozi me lazer verboi portierin tonë. Normale, ishim në Ballkan

TIRANË-Media norvegjeze pasi kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre se nuk kanë mundur të fitojnë në fushën shqiptare, mandej mundohen të gjejnë shkak dhe për golin e vetëm që pësuan.

“Aften Posten” është treguar tepër e ashpër ndaj tifozërisë kuqezi. Me një foto në faqen e tyre online ata shprehen se dhe goli i vetem që pësuan në portën e tyre, ka qenë si pasojë e një drite lazer që mban në duar një burrë, tifoz shqiptar.

“Asgjë nuk ishte norvegjeze aty. Mos harroni ishim në Ballkan”, shkruan e përditshmja norvegjeze duke fyer kështu gadishullin tonë.
Më tej, duke përshkruar fotografinë, sipas të përditshmes, 3 cuna të vegjël po hanë thonjtë sepse e parandjejnë humbjen e kombëtares shqiptare. E në fakt, duke qenë se janë norvegjezë dhe nuk janë rritur në Ballkan, gazetarët skandinave harrojnë se në ndeshjet që luhen në stadiumet shqiptare, të rinjtë konsumojnë ne masë fara luledielli.

Po sot mediat norvegjeze kanë fajësuar dhe akuzuar rëndë trajnerin e tyre Olsen. Gazetat sportive norvegjeze kanë falenderuar Holgin për golin, ndërsa janë treguar të ashpra me trajnerin. “Trajner, kjo është e turpshme”, shkruajnë ato dhe i kërkojnë të japë dorëheqjen.
Dje në Tiranë u luaj ndeshja Shqipëri-Norvegji që përfundoi me rezultatin 1 me 1.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera 'Brazil 2014', Shqipëri-Norvegji 1-1,  shënon Valdet Rama, Holgi barazon shifrat VIDEO: Shqipëri-Norvegji 1-1, ja goli i Valdet Ramës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›