Testohet regjistrimi elektronik i zgjedhësve, nuk eliminohet votimi i dyfishtë
TIRANË- Për rreth 4 orë është zhvilluar testi përfundimtar i projektit teknologjik të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve ne qarkun e Tiranës.
Nga testimi janë vënë re një sërë problematikash që lanë të pakënaqur përfaqësuesit e palëve politike duke ngritur kështu shume pikëpyetje ndërsa duket se nuk do t’i japë zgjidhje manipulimit të procesit me karta të falsifikuara apo votimit dy herë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi testimin për këtë sistem të ri që aplikohet nga kompania spanjolle "INDRA", dhe që do të zbatohet për herë të parë në 1 422 qendra votimi në Tiranë. Në simulimin e parë, në dy qendra votimi në hollin e Pallatit të Kongreseve votuan rreth 44 zgjedhës ndërsa 5 prej tyre nuk ju njoh nga sistemi karta e identitetit, por ata gjithsesi votuan manualisht. Problematika e votuesve që votojnë dy herë ishte sepse ata zbuloheshin vetëm pas 48 orësh, ndërsa përgjigja për këtë problematikë sipas përfaqësueve të KQZ-së ishte se nëse një person voton dy herë sistemi dixhital e identifikon dhe menjëherë ai person shkon për ndjekje penale, ku minimalisht denohet me 5 vite, ndërsa vota e hedhur dy herë do të numërohet dhe do të quhet.
Sipas perfaqësueve të KQZ-së, përsa i përket kartave të falsifikuara sistemi nuk i njeh dhe nuk do të pranohen të votojnë. Në testimin e dyte të sistemit ishin eskpertët e partive politike të cilët, së bashku me ekspertët e kompanisë spanjolle testuan deri në detaje programin. Ata shtruan shumë pyetje, ku një ndër kryesoret ishte korruptimi i të dhënave në kompjuterat qe ndodhen në qendrat e votimit në gjithë Tiranën. Sakaq pritet qe se shpejti keta eskperte te hartojne nje raport qe me pas do ia paraqesin KQZ-së për vendimmarrje.
Sistemi i ri elektronik parashikon që çdo qendër të ketë një ekran të madh, një komjuter tip, laptop si dhe dy makineri të cilat shërbejnë për identifikimin online të votuesve, ndërsa dy mjetet që pranohen për të votuar karta dhe pasaporta.
Ndërsa sistemi, çdo 5 minuta dërgon të dhëna nga qendrat e votimit në serverin qendror që ndodhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku prej andej printohen edhe raportet përkatëse.
(d.b/m.a/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: KQZ zhvillon testin për sistemin e verifikimit elektronik