E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Franco Frattini, kreu i ardhshëm i NATO-s

ROME- Ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini është kandidat për postin e sekretarit të radhës të përgjithshëm të NATO-s, ka konfirmuar shefi i diplomacisë italiane.

“Frattini i ka të gjitha vetitë që të jetë sekretar i radhës i Aleancës... në vitet që, siç priten, do të jenë të rënda dhe përplot sfida”, ka vlerësuar Julio Terzi. Kandidatura e Frattinit do të paraqitet publikisht të mërkurën gjatë takimit të ambasadorëve të NATO-s në Bruksel.

Frattini aktualisht është i vetmi kandidat për të zëvendësuar danezin Anders Fogh Rassmusen, përderisa në Këshillin e NATO-s askush s’kishte asgjë kundër kandidaturës së tij, shkruajnë mediat italiane.

Në qoftë se Frattini ia del të marrë këtë post, ai do të ishte italiani i parë në krye të NATO-s, pas plot 41 vjetësh.
Mandati i Rassmusenit skadon më 31 korrik 2013, ndonëse pohohet se danezi ka kërkuar zgjatje të mandatit edhe për një vit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›