Vrasësi i komisarit, 313 spastrohet nga “hasmët”, sot masa e sigurisë
TIRANE- Ilir Xhakja, i cilësuari si i “forti” i Shijakut, i cili ekzekutoi tri ditë më parë kryekomisarin Adem Tahiraj, duket se e ka menduar mjaft mirë “tezën” që do të hedhë para drejtësisë për t’u mbrojtur.
Sot pritet që 30- vjeçari të ulet në kafazin e hekurt të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku gjykatësi Luan Hazneziri, do të firmosë për fatin e tij, që me shumë gjasa do të jetë mbyllja në qeli, për katër akuza, mes të cilave atë më të rëndën: Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës. Fakti që ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Tahiraj; shoferi i tij, Fatmir Hoxha; si dhe inspektori tjetër që ishte me ta, ishin civilë dhe jo me uniformë policie, duket se do të përdoret fort nga i dyshuari për krimin e rëndë, për të ndërtuar dhe alibinë e tij përse qëlloi mbi drejtuesin e policisë, si dhe për të konfirmuar gjithçka u ka rrëfyer hetuesve. Seanca pritet të jetë me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.
Nga ana tjetër, masat e sigurisë do të jenë tepër të larta. Xhakja do të shoqërohet nga Durrësi nga Forcat Speciale, për të shmangur çfarëdo incidenti, pasi ai ka përplasje të vjetra me shumë grupe rivale që veprojnë në Durrës, të cilat mund të shfrytëzojnë pikërisht këtë moment për të realizuar qëllimet e tyre ndaj kundërshtarit. Burime të sigurta për “GSH” thanë se Xhakja do të vendoset në qelitë e paraburgimit “Jordan Misja” (Burgu 313) në Tiranë, pasi janë marrë masa për izolimin e sigurt të tij, për shkak të përplasjeve që mund të ketë me ndonjë të paraburgosur apo të dënuar. Xhakja ka qenë dhe më parë në qeli dhe nuk dihet nëse gjatë qëndrimit prapa hekurave ka pasur ose jo përplasje me ndonjë person.
EKZEKUTIMI
Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua rreth orës 18.00 të së enjtes, në fshatin Katund Sukth, teksa ishte duke ushtruar kontroll në zonë. Sipas policisë, ai ndaloi një makinë të cilën e drejtonte Ledjan Krasnaj, 17 vjeç, dhe urdhëroi shoqërimin e tij në Komisariat, për shkak se kishte mangësi në dokumentacion. Nga hetimet, pretendon prokuroria, ai ka urdhëruar shoferin e tij, Fatmir Hoxha, të ngjitet në makinë me Krasnajn dhe të mbërrinin në Komisariat. Në këto momente ka mbërritur Ilir Xhakja, person me precedentë të theksuar kriminalë, dhe pasi është konfliktuar ashpër me shoferin, ka nxjerrë armën e tij tip pistoletë dhe ka qëlluar plot 5 herë kryekomisarin Adem Tahiraj. Babai i tre fëmijëve ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa ka mbetur e plagosur dhe një 67-vjeçare, që konsiderohet si dëshmitare kyçe që pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)