E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mitura nen litar, mister ngjarja

Nje 17-vjecare nga fshati Smolth, i komunes se Fanit ne Mirdite, eshte gjetur dje e vetevarur me litar ne banesen e saj, ne rrethana ende te paqarta. E mitura M. Lleshi eshte konstatuar e pajete nga familjaret oret e mbremjes. Gjithcka eshte mbeshtjelle ne mister, ndersa policia thuajse ne te njejten ore ishte e angazhuar ne ngjarjen e rende ne qytetin e Rubikut, ku u vra nje i ri. Deri ne oret e vona te mbremjes, asgje nuk u mesua per 17-vjecaren e gjetur e vdekur ne litar, pasi policia ende nuk ka arritur ne nje konkluzion ne lidhje me dinamiken e ngjarjes. Burime nga uniformat blu te Mirdites bejne te ditur se grupi hetimor aktualisht po punon mbi dy pista, ate te vrasjes dhe vetevrasjes. Per momentin behet e ditur se policia nuk ka perjashtuar mundesine qe 17-vjecares dikush t'i kete hedhur litarin ne qafe per ta mbytur. Hetuesit kane marre kampione nga trupi i viktimes dhe jane duke kryer analizat per te zbuluar nese vajza ka qene edhe viktime e abuzimeve seksuale. Gjate nates eshte proceduar me pyetjen e familjareve te vajzes, por policia tha se te dhenat e para ishin vetem paraprake. Pas funeralit, prinderit, te afermit dhe te gjithe personat e tjere, qe mendohet se kane dijeni ne lidhje me fatin e 17-vjecares M. Lleshi, do te merren ne pyetje ne ambientet e policise se Mirdites.
A.Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›