E Diel, 1 Nëntor 2026

Joana: Anaidi më bëri për spital, nuk shitet burri për 35 milionë Lekë

joana-yesTiranë- Ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara, kur ulet sipari i një edicioni të Big Brother, hapet sipari i post Big Brother, një larmi e madhe ngjarjesh që na shoqëron deri diku rreth vjeshtës. Po historia e Joanës me Anaidin, deri kur mund të zgjasë, apo siç tha vetë ai, në Fans Club, ajo tashmë ka marrë fund? Duket se jo. Të paktën kështu na rrëfen Joana në një bisedë për gazetën tonë. Ja çfarë na tregon ajo:

Si e more lajmin që Anaidi deklaroi që nuk e kishte ndërmend të vazhdonte lidhjen?

E dëgjova nga ekrani. Unë e pashë sjelljen e tij një natë më parë, natyrisht edhe ftohtësinë e prindërve të tij kundrejt meje dhe mendova të mos shkoja në Fans Club. Thashë tia bëj më të lehta gjërat Anaidit, meqë nuk ka burrëri të mi thotë gjërat në sy.

Dëgjuam që ke pasur probleme shëndetësore, e vërtetë?

Po, katër ditë më parë isha duke i dhënë makinës dhe para disa shtrëngime të forta në zemër, ika në spitalin më të afërt. Mjekët më thanë që e gjitha më erdhi nga stresi.

Pra, duket që e ke vuajtur?

Posi jo, unë e doja Anaidin, ku ta dija unë që ai paska qenë më hipokrit se të gjithë aty brenda. Nuk shitet burri për 35 milionë lekë.

Burimi: Panorama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›