E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Policët serbë i raportojnë Beogradit pastaj Prishtinës

PRISHTINË- Policë serbë, në veri të Mitrovicës, janë nën urdhra të policisë së Serbisë, por edhe të Kosovës, kanë bërë me dije mediat vendase.

Për çdo incident apo rast që ndodh në pjesën veriore të Kosovës, policët serbë të veriut janë të detyruar që fillimisht të raportojnë policinë e Serbisë, e pastaj atë të Kosovës në jug të Mitrovicës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se policisa rajonale në Mitrovicë thotë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë. Kosovapressi ka mundur të sigurojë një kopje të një dokumenti pa vulë dhe pa nënshkrime, që titullohet si “raport ditor”, që përfshinë datat 17 dhe 18 mars që nga ora 08:00 deri më 08:00, ku Policia e Serbisë informohet në detaje nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, transmetoi Zhurnal.

Në këtë raport përshkruhet në hollësi një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.

Më tej në raport jepet në detaje edhe vizita e ministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petrovic.

Në këtë raport vizita e ministrit kosovar përshkruhet në detaje, që nga ora, vendi dhe përcjellja e tij nga cilët policë të Kosovës është bërë. Aty precizohet edhe ora e saktë e përfundimit të vizitës së tij në veri të Mitrovicës.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›