E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Pritet arrestimi i 4 zyrtarëve të “Qeverisë Thaçi”

PRISHTINE - Burime të gazetës Express në Prishtinë bëjnë të ditur se shumë shpejt pritet arrestimi i të paktën katër zyrtarëve të lartë të qeverisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për ministra dhe së paku një zëvendëskryeministër. Mbi ta rëndojnë dyshime të forta për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të Express, të afërta me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë thënë se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë europianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

“Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë”, - ka thënë një prokuror ndërkombëtar.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›