E Diel, 1 Nëntor 2026

32-vjecari ekstradohet nga SHBA, vrau 2 persona në vitin ‘97

DURRËS-Kreu 2 vrasje në vitin 1997, u arratis në SHBA, ndërroi identitet, por përsëri policia mundi ta prangosë për krimet e kryera.

Ardian Domi, 32 vjec u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Interpoli e solli sot në Durrës. Ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka kryer vrasjet e shtetasve Besnik Collaku dhe Aleksandër Suxho në vitin 1997.

Sipas të dhënave, Domi fshihej në SHBA nën emrin Alfred Kurti ndaj i kishte shpëtuar arrestimit nga ana e policisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›