Mediat: Vizat per Maqedonine sdo hiqen ne 2009

Liberalizimi i vizave nga ana e BE per Maqedonine nuk do te ndodhe nga mesi i vitit te ardhshem, por maqedonasve do t’u duhet te presin deri ne vitin 2010.
Keshtu shkruan ne numrin e sotem te saj e perditshmja maqedonase “Dnevnik”, sipas te ciles shkak per kete shtyrje jane bere verejtjet ne raportin e Komisionit Evropian, mungesa e realizimit te reformave dhe incidentet e regjistruara ne zgjedhjet e fundit parlamentare.
Gazeta, e cila iu referohet burimeve te larta nga Brukseli, shton gjithashtu se ceshtja e heqjes se vizave nuk ka prioritet ne BE, pasi ky organizem druhet se pas Maqedonise edhe vendet e tjera te Ballkanit do te kerkojne te njejten gje.