E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigwart: Sistemi bankar ne Kosove, i parrezikuar

Drejtori i pergjithshem i “Procredit Bank” ne Kosove, Philip Sigwart ka deklaruar se sistemi bankar ne Kosove nuk rrezikohet nga kriza financiare boterore, pasi ne to ka me shume depozita se sa kredi.

“Sistemi bankar ne Kosove nuk eshte ndikuar nga kriza aktuale ne tregjet nderkombetare, pasi ne te ka me shume depozita se sa kredi. Norma e kredive ndaj depozitave eshte nen 80%, keshtu qe bankat nuk kane nevoje per fonde shtese per financimin e nevojave te tyre”, ka pohuar Sigwart.

Sipas tij, nje gje e tille nenkupton se bankat do te vazhdojne te veprojne si zakonisht dhe te japin kredi. “Bankat ne Kosove jane ne gjendje shume te mire financiare. Ne nuk kemi vene re ndonje shqetesim tek klientet”, ka shtuar Sigwart.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›