Sejdiu e Thaci: Pas shperthimit armiqte e Kosoves

Ne nje deklarate per shtyp presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se kjo eshte nje veper e kryer nga armiqte e Kosoves.
“Denojme ne menyren me te ashper shperthimin. Pas ketij akti te shemtuar jane armiqte e Kosoves, por kjo perpjekje e shemtuar nuk do zbehe respektin qe Kosova ka ndaj bashkesise nderkombetare. Me kete rast ftoj gjithe qytetaret e Kosoves qe te mbajne qetesine dhe te vazhdojne te jene faktor i stabilitetit te vendit”, ka pohuar Sejdiu.
Ndersa kryeministri Hashim Thaci ka theksuar se qeveria e Kosoves do te marre te gjitha masat per zbardhjen e ketij “akti te shemtuar”.
“Qeveria e Kosoves i bashkangjitet denimit te ashper ndaj shperthimit dhe themi pa hezitim se kryesit e ketij akti te shemtuar jane armiqte e Kosoves. I kam kerkuar ministrit te Brendshem marrjen e masave per zbardhjen e ketij rasti. Asnje veprim i tille i ulet nuk do ta luhate politiken pro-perendimore te Kosoves”, ka theksuar Thaci.