Prishtine, Bashkimi Evropian denon shperthimin

Bashkimi Evropian ka denuar ashper shperthimin qe ndodhi pasditen e djeshme ne Prishtine ne oborrin e Zyres se Perfaqesuesit Civil Nderkombetar.
Franca, shteti qe ka dhe presidencen e radhes se BE-se, nepermjet nje deklarate per mediat ka theksuar gjithashtu vendosmerine per vendosjen e misionit EULEX ne Kosove.
"Kryesia e Keshillit te Evropes denon ashper kete sulm... Misioni EULEX do te punoje ne ndertimin e nje shteti ligjor, per te miren e te gjithe banoreve te Kosoves”, thuhet ne komunikate.
Ngjarja e djeshme eshte denuar edhe nga ambasadorja amerikane ne Prishtine, Tina Kaidanow e cila ka kerkuar kapjen sa me te shpejt te autoreve te shperthimit.