Mediat: Vritet kryeterroristi indonezian, autor i sulmeve në Xhakarta
Njëri prej terroristëve më të kërkuar të Azisë Juglindore, islamisti Noordin Mohammed Top, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat indoneziane të sigurisë në qendër të ishullit Java. Sipas mediave vendase, kufoma e Noordin-it u gjet në një shtëpi në rajonin Temangung. Në sulm morën pjesë më shumë se 100 policë. Ai konsiderohet si autor i disa sulmeve terroriste në hotele luksoze dhe ndaj Ambasadës Australiane në Xhakarta.