E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, përmbyset kamioni bllokohet rruga për një orë

Një kamion i tonazhit të rëndë ka rrëshkitur gjatë frenimit e për pasojë mjeti është përmbysur duke bllokuar për 1 orë e gjysëm rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 të paradites në urën e fshatit Paulesh. Kamioni me targë EL 0361 C drejtohej nga shtetasi Algert Allani 35 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kamioni ka rrëshkitur gjatë frenimit dhe është rrokullisur duke bllokuar krejtësisht qarkullimin e automjeteve. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka mundur të zhbllokojë trafikun pas më shumë se një orë nga aksidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›