E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, përleshje me thika, në gjendje të rëndë një shtetas

Përleshje me thika në një nga rrugët kryesore të Elbasanit. Për pasojë një shtetas me emrin Astrit Dehari 37 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Gurabardhi rreth orës 03.00 të mëngjesit. Sipas të dhënave të para autorët kanë qenë së bashku në një lokal ku kanë patur një grindje banale mes tyre. Më pas ata kanë dalë në rrugë dhe janë përleshur me thika. Për arësye hetimore policia nuk bën të ditur emrat e autorëve, të cilët janë shpallur në kërkim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›