E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Elvis Karoli, bashkëpunëtor i Dajtit

Një tjetër arrestim është kryer nga forcat e policisë në orët e vona të ditës së djeshme. Në pranga është vënë Elvis Robert Karoli, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Sipas informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se Elvis Karoli ka lidhje shoqërore me të arrestuarin Dritan Dajti. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 21–vjeçarit, forcat e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 copë fishekë, 1 detonator eksplozivë luftarak, dylbi si dhe aparatura të cilat dyshohen se shërbejnë për plasjen e sasive të eksplozive. Elvis Karoli përballet tashmë me akuzën për armëmbajtje dhe municione luftarake pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›