E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat angleze: Januzaj, ky supertalent

Adnan Januzaj i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e tij të parë te Manchester United. Në ndeshjen e parë për David Moyes, Januzaj startoi nga minuta e parë duke luajtur një paraqitje mjaft të suksesshme.

Madje mediat e kanë vlerësuar atë si lojtarin më të mirë të ndeshjes. Edhe David Moyes e ka vlerësuar paraqitjen e mesfushorit nga Istogu.

"Ai është një plus për ne. Ka luajtur një ndeshje shumë të mirë të cilën e kemi vlerësuar. Si skuadër kemi nevojë për lojtarë të rinjë dhe kualitativ si Januzaj" ka thënë Moyes.

"SkySport" e ka quajtur Januzaj si një supertalent të madh të futbollit evropian dhe se pikërisht ai do të jetë pasues i legjendarëve si Scholes e Giggs në mesfushën e Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›