E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio vazhdon te interesohet per Hysaj

Hysaj, Çani e Sadiku vazhdojnë të jenë tre lojtarët shqiptarë më të përfolur në merkaton europiane. Lacio vazhdon të interesohet për mbrojtësin. Ndërkohë, e ardhmja e dy sulmuesëve është mes Italisë dhe Gjermanisë.

Nga sulmi në mbrojtje, futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë vazhdojnë të jenë pjesë e merkatos…
Dukej sikur gjithcka ishte e mbyllur, por Lacio vazhdon të intereseohet për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.
Në forcë te Empoli, futbollisti 19-vjeçar ka hyrë prej kohësh në orbitën e klubit të kryeqytetit italian.
Tratativat kanë ecur ngadalë, por nuk janë mbyllur. Drejtues të skuadrës së Emploit konfirmojnë se Lacio është interesuar per Hysaj, megjithëse nuk ka bërë një ofertë zyrtare.
Ndërkohë, mediat italiane vazhdojnë të këmbëngulin se Hysaj do të plotësojë skuadrën e Lacios në këtë merkato.
Të përfolur edhe dy sulmuesit Edgar Cani dhe Armando Sadiku.
I pari ka nisur përgatitjet me Katanian për sezonin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë duhet të studiojë edhe ofertat që vijnë në drejtim të tij.
E hapur pista gjermane, ku Kaizerslautern interesohet për sulmuesin shtatlartë shqiptar. Po ashtu, edhe Franca mund të jetë një mundësi pas futjes në garë të Ajacio.
Në dyshim edhe e ardhmja e Armando Sadikut. Ditë më parë, menaxheri I tij zyrtarizoi largimin nga zvicerianët e Luganos. Tre janë skuadrat italiane që interesohen për futbollistin, por ende nuk ka sgjë konkrete përveç faktit që Sadiku ka munguar në grumbullimin e Luganos në prag të sezonit të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›