E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat daneze: Modrica-Dinamo, e trukuar

Mediat daneze shkruajnë se ndeshjet e Ligës së Kampioneve midis Dinamos dhe Modricës kanë qenë të fiksuara. Lajmin e jep gazeta daneze "NordJyske", së cilës i referohet gazeta sportive shqiptare "Sporti Shqiptar".
Sipas "NordJyske", e cila nga ana saj i referohet ekspertëve të kompanisë së basteve online "BetXpert" ndeshja është luajtur "live" në internet.
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë së basteve "BetXpert", Jakob Nilsen deklaron: "Në dhjetë vitet e mia të eksperiencës me bastet, kam hasur shume histori të cuditshme, por asnjëherë nuk e kam parë dicka të tillë. Dua të hetoj më në detaje nëse takimi midis Modricës e Dinamos, ka qenë e trukuar".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›