E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia shqiptare në Lojërat Olimpike

Shqipëria numëron 6 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, përkatësisht: 1972 (1 sportist), "Barcelona 1992" (1 sportistë: notari Frank Leskaj) , "Atlanta 1996" (2 sportistë) 2000 (4 sportistë), "Athinë 2004" (7 sportistë) dhe tani në "Pekin 2008" (11 sportistë).
"Munih 1972"
Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959, Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Munihut, të zhvilluar në vitin 1972, të cilat ishin edhe Lojërat e 20-ta Olimpike Verore. Ato u zhvilluan nga 26 gushti deri në 11 shtator 1972.
Rekordmeni Pampuri
Në Lojërat Olimpike të Munihut, Shqipëria pati edhe të parin e të vetmin rekordmen dhe kampion olimpik. Më 29 gusht 1972, peshëngritësi i "17 Nëntorit", Ymer Pampuri, (atëherë në moshën 27 vjec) theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë.
20 vjet izolim
Shqipëria pas pjesëmarrjes në Munih 1972 u zhduk nga katër olimpiadat pasardhëse: 1976, 1980, 1984, 1988, për t'u rikthyer në vitin 1992 e për të qenë gjithmonë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Njëmbëdhjetë sportistë do të marrin pjesë në "Pekin 2008".
Suli, i pesti
Peshëngritësi i talentuar Ilirjan Suli ka arritur edhe rezultatin e dytë më të mirë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Në "Sidnej 2000", Suli, i cili garoi në peshën 77 kg (sot në këtë peshë garon Erkand Qerimaj) zuri vendin e pestë, duke ngritur 355 kg në total.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›