11 sportistët shqiptarë në “Pekin 2008”

Shqipëria, e cila ka marrë më parë edhe në Olimpiadat e viteve 1972, 1992, 1996, 2000, 2004 përfaqësohet në "Pekin 2008" me delegacionin më të madh sportiv të parë ndonjëherë: 11 sportistë, 7 prej tyre me normë të kualifikuar dhe 4 me ftesa të vecanta, për shkak të rezultateve të larta. Një numër i lartë, po ta krahasojmë me pjesëmarrjen e sportistëve me "Athinë 2004", ku morrën pjesë shtatë sportistë të cilët garuan në katër disiplina. Në "Athinë 2004", Shqipëria u përfaqësua me hedhësin e cekicit Dorian Collaku, atleten Klodiana Shala, mundësin Sait Prizreni notarët Kreshinik Gjata e Rovena Marku, peshëngritësit Gerti Trasha e Theodhori Trasha.
Me normë
1. Lindita Kodra (46 vjec), qitje-pistoletë
2. Said Prizreni (25 vjec), mundje e lirë – pesha 60 kg
3. Elis Guri (25 vjec), mundje klasike – pesha 96 kg
4. Dorian Collaku (31 vjec), atletikë- hedhje cekici
5. Erkand Qerimaj (21 vjec, peshëngritje- pesha 77 kg
6. Gerti Trasha (22 vjec), peshëngritje- pesha 69 kg
7. Romela Begaj (21 vjec), peshëngritje- pesha 58 kg
Me ftesë
1.Klodiana Shala (28 vjece), atletikë -400 m
2.Rovena Marku (21 vjec), not-stil i lirë
3.Sidni Hoxha (16 vjec), not-stil i lirë
4.Edmond Topalli (28 vjec), xhudo