E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vata: “Rumunët të aftë të luajnë në Britani”.

Gazeta më e madhe sportive në Rumani, "Pro Sport", ka pasur në qendër të vëmendjes së saj menaxherin shqiptar Rudi Vatën. Agjenti i FIFA-s kishte pohuar disa ditë më parë për mediat skoceze (gazetën "Daily Mail"), se lojtarët rumunë janë të aftë të luajnë në Premier Ligën angleze dhe atë skoceze. Vata po menaxhon kapitenin e Lokomotivës së Moskës, Dinijar Bilyaletdinov. Mesfushori 23-vjecari ishte një nga lojtarët e përfaqësueses ruse, duke luajtur 5 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›