E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e Kosovës: Ballkani me polici rajonale?

PRISHTINE - Ballkani së shpejti do të bëhet me BALPOL, policia ballkanike, që do të merret me luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit dhe imigrimeve ilegale.

Sipas mediave të Kosovës, kjo ide ka ardhur nga shefi i diplomacisë malazeze Igor Lukshiq, i cili ka njoftuar për këtë propozim edhe komisionerin evropian për Zgjerim, Stefan Fyle.

Lajmin e transmetojnë sot mediat e Kosovës, duke iu referuar një lajmi të dhënë nga Radio Europa e Lirë.

Koncepti i ri bashkëpunimit policor rajonal do të përfshinte Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›