E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosftesa e Jahjagës në Samit, reagon KKSHA

Kosova-Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) ka reaguar për vendimin e Maqedonisë për të mos ftuar presidenten e Kosovës në Samitin e Ohrit

Ky këshill ka dënuar fuqishëm qeveritë e Serbisë dhe Bosnjës për prapaskenat ndaj Kosovës, por edhe qëndrimin e qeverisë së Maqedonisë për pranim në heshtje të presionit nga dy vendet e sipërcituara duke mos bërë ftesën si vendi mikpritës.

“Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) dënon fuqishëm qeveritë e Serbisë dhe Bosnjës për prapaskenat kundër Kosovës, çka rezultojë me mos ftesën për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Maqedoni, te Kosovës, respektivisht Presidentes së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga.

KKSHA gjithashtu dënuan edhe qëndrimin e Qeverisë së Maqedonisë, për pranim në heshtje të presionit nga dy vendet e sipërcituara duke mos bërë ftesën si vendi mikpritës, të Presidentes së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga,me çka presidenti Ivanov humbi një mundësi për të demonstruar lidership, frymën e bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim ndaj vlerave evropiane”, theksohet në reagimin e KKSHA-së nga Uashingtoni. (t.m/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›