E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria në det, Berisha: Bashkë kundër terrorizmit. Të ndërtohet Korridori 8

BERISHA--ARSIMI-07_18Tiranë- Kryeministri Berisha i pranishëm në konferencën rajonale për sigurinë detare në Adriatik dhe Jon ka theksuar nevojën e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit për të rritur sigurinë detare. Sipas tij, vendet e rajonit kanë dete me pasuri të jashtëzakonshme.

Detrat e rajonit bashkojnë të gjitha vendet nga veriu në jugun e Ballkanit, janë detra në të cilat vijnë apo lundrojnë fluks i madh nga jashtë e nga mbarë bota në drejtim të Evropës, e nga mbarë Evropa në drejtim të kontineteve të tjera, bashkojnë vende që kanë poteniale të jashtëzakonshme të planetit… Këto detra kanë rezerva shumë të mëdha hidrokarburesh, kanë edhe specifika: si krahu i jug-lindjes së Alenacës së Atlantikut të Veriut është i kufizuar me zona të cilat ende nuk kanë stabilitetin e duhur, dhe në këtë kontekst janë dhe më të atakuara, apo mund të shfrytëzohen më shumë nga organizatat dhe rrethet terroriste. Një përpjekje të madhe, këto potenciale bëjnë të domosdoshme sundimin e ligjit në detrat tona, kombëtar dhe ndërkombëtar, ky është kushti më themelor për të garantuar sigurinë e tyre, por kjo kërkon një përpjekje shumë të madhe dhe ju garantoj se Shqipëria përpiqet në mënyrë më serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale…
Edhe më shumë të bashkërendojmnë përpjekjet për të garantuar rrugët energjetike, flukset e mëdha….,- tha kryeministri.

Ndërsa tha se duhet që në rajon të ketë edhe investime evropiane, pasi theksoi se hyrja e Kroacisë dhe Shqipërisë në Evropë e ka forcuar edhe më tej sigurinë e rajonit.  Berisha theksoi se duhet ndërtuar Korridori 8, për të cilin po diskutohet tashmë prej 20 vitesh. 

Me ervopën, rajoni do ketë vendin, peshën prespektivën e tij, ky është rajon me potenciale të jashtëzakonshme, opr nqse vështrioni, është rajoni ku mungojnë më shumë projektet evropiane. Anëtarësimi në nato i Shqipërisë e Kroacisë e ka bërë më të sigurt rajonin…Duhet ndërtuar Korridori i 8-të… Ky është një korridor zhvillimi, promotor zhvillimi në rajon dhe më gjerë. Ju ftoj të bëjmë gjithçka për ndërtimin e tij, tha Berisha.

Në fjalën e tij ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu tha se nevojiten përpjekje të përbashkëta rajonale ‘për adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë në Adriatik dhe Jon’.

Sfidat kanë të bëjnë me përpjekjet praktike që duhen bërë për tu përballur me këto sfida. Këto rreziqe lidhen jo vetëm me kufijtë gjeografike, prandaj duhet të punojmë së bashku, të gjejmë qasje dhe strategji që karakterizohen nga fleksibiliteti. Vetëm duke mbyllur ndarjet ne mund të jemi të efektshëm për adresimin e sfidave të sotme. Siguria nuk mund të bëhet e mundur pa përpjekje rajonale dhe bashkëpunim rajonal,-tha ambasadori Arvizu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›